
Ze Maria është zyrtarizuar së fundmi në klubin e Portuguesa, që luan në divizonet e ulta të Brazilit. Flasim pikërisht për legjendën e klubit të Interit, që ka drejtuar edhe Tiranën përpara se të rikthehej në vendin ku u lind si futbollist.
Por ajo që ka rëndësi, është mënyra sesi e ka prezantuar Portuguesa këtë trajner. Në njoftimin që gjendet lehtësisht në faqen zyrtare të këtij ekipi, shkruhet se Ze Maria ka refuzuar ftesën për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare.
Një hipotezë e tillë mbetet disi e pallogjikshme, pasi asnjëherë nuk është përfolur mbi këtë emër që mund të marrë kuqezinjtë, ose tratativat mund të jenë bërë në fshehtësinë e madhe. Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe mundësia që e gjitha kjo të jetë një fantazi e ekipit brazilian. /Shqiperia.ch/