Ze Maria ishte një nga legjendat e futbollit europian, më saktësisht të Interit, që iu bashkua kampionatit shqiptar si trajner. Me ekipin e Tiranës arriti të bënte një punë të mirë, megjithëse i mori kryeqytetasit gjatë momentit më të keq të mundshëm.
Megjithatë objektivin primar e përmbushi, duke e sjellë Tiranën në Superiore, atje ku më pas do të shkarkohej. Sigurisht, për bardheblutë kjo nuk konsiderohet si arritje pasi në elitë është edhe vendi i tyre. Por në periudhën e Ze Marias, kjo skuadër ka luajtur një futboll më tërheqës.
“Shqiperia.ch” raporton se së fundmi legjenda e Interit ka marrë një tjetër klub, për t’u rikthyer si trajner. Por këtë herë flitet për një skuadër “fantazmë” ku edhe interneti nuk mund të bëj punë për të gjetur informacione. Saktësisht Ze Maria ka marrë Associacao Portuguesa de Desportos, që ndryshe quhet edhe si Portuguesa ose Lusa dhe gjendet në Brazil. Ky ekip luan në divizionet më të ulëta të kampionatit brazilian ,ndërsa ka qënë edhe vendi nga ku ka dalë si futbollist Ze Maria. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/