
Lojtarë me origjinë shqiptare ka kudo, por jo vetëm nga Republika e Shqipërisë, por edhe nga trojet që ndodhen jashtë kufirit zyrtarë apo dhe emigrantë që janë larguar shumë kohë më parë. Ndër këta të fundit, është edhe lojtari i Shalke 04, Daniel Caliguri, teksa prindërit e tij janë me origjinë arbëreshe. Aktualisht ai është me kombësi italiane si shumë bashkëkombas të tij, por që aktivizohet në kampionatin gjerman.
Kohë më parë, Caliguri u përfol se mund të ishte një nga afrimet më të reja në Kombëtaren kuqezi, gjë kjo që nuk u bë asnjëherë konkrete. Mesa duket, për lojtarin e krahut të djathtë, vijnë sinjale të forta nga Italia, aty ku shërbimet e tij e kërkojnë tre skuadra me emër të “Seria A” si Interi, Roma por edhe Milani. Ditën e sotme në mediat gjermane është aluduar shumë për një largim të mundshëm nga “Bundesliga” të futbollistit arbëresh.
Deri më tani, lojtari 31-vjeçar ka mundur të zhvillojë një sezon me ritëm tepër të lartë në fushën e blertë, teksa është shndërruar në një futbollist tepër të rëndësishëm duke zhvilluar plot 37 ndeshje me fanellën e Shalke 04. Ndër to, Caliguri ka mundur të realizojë plot 7 gola dhe 5 asist, të gjitha këto të vlefshme për kampionat./Shqiperia.ch/