You are here
Home > Futboll Bota > I ndaloi lojtarëve shtëpinë, arkitekti i Shqipërisë së madhe: Dua më shumë trajnerë si Gatuzo!

I ndaloi lojtarëve shtëpinë, arkitekti i Shqipërisë së madhe: Dua më shumë trajnerë si Gatuzo!

Paolo Tramezani ishte arkitekti kryesor i Shqipërisë së madhe që arriti në Europianin e Francës, me pikën kulmore në gjithë historinë tonë. Për këdo që nuk ia dha vlerat e merituara, Tramezani i mori ato me kalimin e kohëve.

De Biazi pa të rezultoi një dështim, duke bërë vetëm një aventurë zhgënjyese te Alaveshi dhe asgjë tjetër për t’u mbajtur mend. Ndërkohë Tramezani shkëlqeu me dy klube në Zvicër, për të mbërritur edhe te Apoeli i Nikosias.

Në Itali diskutimi kryesor është trajneri Gatuzo, që ka marrë një vendim drastik për lojtarët. Pasi Bakajoko erdhi me vonë në stërvitjen e djeshme, tekniku i njohur i mbylli lojtarët në stërvitje deri ditën e hënë, duke i mohuar edhe largimin e tyre drejt shtëpisë.

Tramezani e pëlqen edhe vetë një gjë të tillë, duke thënë se bota e futbollit duhet të ketë më shumë si Gatuzo: “Milani është shtëpia e tij dhe nuk shoh një tjetër trajner më të aftë që e sjell ekipin deri këtu për Ligën e Kampioneve. Ai zgjeroi kualitet e lojtarëve, por nuk bën dot mrekulli. Unë jam që t’i jepet më shumë besim për punën e madhe që ka bërë. E vlerësoj sinqeritetin e tij dhe do të doja që të kishte më shumë trajnerë si Gatuzo”, ka thënë Tramezani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top