You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Hysaj te Interi është realitet,“e dëbon” menaxheri i D’Ambrosio: Nuk ia ka dalë askush!

E fundit/ Hysaj te Interi është realitet,“e dëbon” menaxheri i D’Ambrosio: Nuk ia ka dalë askush!

Elseid Hysaj mund të kalojë te Interi gjatë merkatos së verës dhe ky nuk është një trillim mediatik. Trajneri Spaleti e pëlqen së tepërmi mbrojtësin shkodran, për ta marrë menjëherë pas hapjes së transferimeve në fundin e sezonit.

Ndërkohë edhe dëshira e lojtarit kuqezi qëndron për këtë largim pasi nuk po gjen besimin e klubit të Napolit, por mbi të gjitha Interi është ekipi i fëmijërisë së tij. Në lidhje me një lëvizje të tillë, ka folur edhe menaxheri i D’Ambrosios, Vincenzo Pisacane. Gjatë një interviste për “Marte Sport Live”, Pisacane e ka “dëbuar” Hysajn duke thënë se shkodrani nuk do të gjejë hapësirë te Interi.

“Nëse Elseidi lëviz për te Interi, a do t’i hap probleme klientit tim? Që kur ka arritur Danilo te Interi, 11 mbrojtsa krahu janë ndërruar dhe ai ka luajtur 80% të ndeshjeve. Gjithmonë është i heshtur, por edhe gjithmonë ai luan. Nuk ka frikë asnjë dhe të konkurroj me lojtarët e tjerë”, ka thënë menaxheri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top