
Sa shumë kritika që mori Kristian Panuçi, ish-trajneri i Shqipërisë, se kishte një sjellje të patolerueshme sa i përket lojtarëve dhe vendimeve që ai merrte për disiplinën. Por sigurisht, për këdo që fliste lehtësisht, di pak detaje rreth trajnerit Gatuzo.
“I çmendur” që kur ishte futbollist, por bëma e fundit e italianit është në kufijtë e së pabesueshmes. Bakajoko ka ardhur me më shumë se një orë vonesë te stërvitja e kuqezinjve, duke u arsyetuar me një problem që i kishte ndodhur te makina. “Në rregull. Të gjithë rikthehuni në stërvitje dhe askush të mos shkoj në shtëpi deri të hënën, në ditën e ndeshjes me Bolonjan”, ka thënë Gatuzo.
Pra, askush prej futbollistëve të Milanit nuk mund të rikthehet në shtëpi gjatë këtyre ditëve, duke qëndruar vetëm në stërvitje, si një dënim shembullor për rastin e Bakajokos. Duke ditur edhe “dashurinë” italiane që ka Shqipëria me trajnerët dhe natyrën tonë, ndoshta Gatuzo duhet të jetë trajneri i fundit që duhet çuar ndërmend për të marrë Kombëtaren tonë. Vetëm imagjinoni, Arlind Ajeti u shpreh para disa kohësh se trajneri Panuçi i izolonte në hotel dhe kjo nuk ishte formula e duhur, por si mund të jetë të flesh për disa ditë në qendrën stërvitore? /Shqiperia.ch/