
Mario Balotelli dhe shprehja e tij e famshme: “Përse gjithmonë unë”, është ajo që do të mbahet mend gjatë nga ky sulmues. Me aftësi të mëdha dhe që ka lënë gjurmë në takime shumë delikate, ndërsa sa i përket shprehjet do të kujtohet padyshim sjellja e pazakontë.
Intervistat gjithashtu janë një tjetër pikë e dobët e këtij futbollisti, që nuk e njeh diplomacinë. Së fundmi Baloteli ka bërë edhe një lutje për tifozët nëpërmjet “Instagramit”, duke i kërkuar që të mos bëjnë krahasime mes Mesit dhe Ronaldos: “Për të mirën e futbollit, ju lutem mos e krahasoni Mesin me Ronaldon e Juventusit”, ka thënë Baloteli, që e adhuron yllin argjentinas. /Shqiperia.ch/