Van Dijk është një mbrojtës me kualitete të jashtëzakonshme dhe këtë e treguar gjithmonë me Liverpulin. Por në përballjen me Barcelonën, ky lojtar ishte në një mbrëmje të errët në atë humbje 3-0, nisur edhe nga kundërshtarët që kishte përballë, të cilët ishin thjeshtë të papërmbajtshëm.
Në fakt përpara kësaj ndeshje, mbrojtësi në fjalë kishte bërë një stërvitje të veçantë për të ndaluar Mesin. Duke qënë se të gjithë e krahasonin yllin argjentinas me Salah, atëherë dy lojtarët do të provonin të luanin vetëm me njëri-tjetrin, për të parë sesa herë egjiptiani do e kalonte mbrojtësin.
Madje, për ta bërë edhe më të bukur vendosën një bast mes tyre ku në rast se Salah arrinte t’i ikte Van Dijkut, atëherë egjiptjani do të fitonte 1 mijë paund ose në të kundërt do të humbas po aq. Rezultati? Ishte vetë Salah që e ndaloi bastin që të vazhdonte, pasi kishte humbur 12 mijë paund duke mos e kaluar asnjëherë. Por e gjitha kjo skemë rezultoi si një bllof i madh dhe vetëm ca para më shumë në xhepin e Van Dijk, pasi realisht në fushë kishte diferenca të mëdha me Lionel Mesin. /Shqiperia.ch/