Të gjithë dashamirësit e futbollit kanë ndjekur magjinë e ndeshjes në Champions League mes Barcelonës dhe Liverpulit. Një takim që nuk i zhgënjeu pritshmëritë pasi dhuroi futboll spektakolar.
Ajo që po komentohet gjerësisht është realizimi i parë i Luis Suarez. Ish-futbollisti ka qeshur dhe festuar para tifozëve të Liverpulit, madje duke u drejtuar edhe gishtin atyre. Për shumëkënd ka qënë e neveritshme festa e uruguajanit para ish ekipit të tij.
Por gjithçka ishte e planifikuar, pasi në një intervistë para ndeshjes, Suarez ka thënë se do të festonte në një rast të tillë:”I jam falenderues gjithmonë Liverpulit. Por ju më njihni mua, kur futem në fushë nuk flas për miqësi apo përjashtime. Hyj me fanellën e Barcelonës me krenarinë e gjithë botës”, tha para ndeshjes Suarez, duke paralajmëruar festimin. /Shqiperia.ch/