You are here
Home > Kombëtarja > Rastësia e frikshme e Grezdës, me “vëllain binjak” Barisic vazhdon historinë te Rangersi

Rastësia e frikshme e Grezdës, me “vëllain binjak” Barisic vazhdon historinë te Rangersi

Eros Grezda dhe Borna Barisic, një histori dhe ngjashmëri e frikshme mes këtyre lojtarëve që vazhdon edhe te Rangersi. Këta dy futbollistë janë njohur së bashku në vitin 2015, tek ekipi i Lokomotivës së Zagrebit. Një vit më vonë, mbrojtësi kroat i krahut të djathtë do të transferohej te Osijeku.

Nuk kaluan shumë muaj, kur futbollisti shqiptar do t’i bashkohej të njëjtës skuadër. Pasi kroati Barisic shkëlqeu me ekipin skocez, Rangersi e mori menjëherë në ekip. E si mund të ndodhte ndryshe? Menjëherë do të mbërrinte lajmi se edhe lojtari i Shqipërisë do të shkonte me futbollistët që drejtohen nga Steven Gerrard.

E gjitha kjo histori nuk mbaron këtu. Borna Barisic është vënë prej kohësh në shënjestër të kritikave në Skoci, pasi nuk po e shpërblen besimin që tregoi Rangersi ndaj tij. Sërish edhe në këtë rast kemi të njëjtin episod që përsëritet, madje e thënë edhe nga vetë trajneri Gerrard.

Ky i fundit ka folur për këta dy lojtarë, duke thënë se nëse nuk arrijnë të bëjnë “zhurmë” në fushën e lojës, nuk mund të mbijetojnë në këtë skuadër. Eros Grezda e ka një “vëlla binjak” kroat, ndërsa nëse kërkoni të dini aventurën e re të sulmuesit kuqezi, fillimisht duhet të shohim lëvizjen e Borna Barisic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top