Florent Muslija është futbollisti i Hanoverit që mori vëmendjen e tifozëve të Bundesligës, pasi arriti të shënonte në debutim. Aktualisht lojtari shqiptar është pjesë e të rinjëve të Gjermanisë, ndërsa kërkohet edhe nga Shqipëria dhe Kosova.
Te Hanoveri gjatë kohëve të fundit nuk ka marrë më besimin e drejtuesve, nisur edhe nga fakti se luhen ndeshjet e fundit në kampionat të cilat janë shumë delikate. Në një intervistë për mediat gjermane, Muslija ka shprehur vështirësitë dhe pak nga karriera e tij që ka nisur me shkëlqim:
“Diferenca e futbollit mes ligave më të ulëta ku unë kam qënë pjesë dhe Bundesligës është shumë e madhe. Jam i uritur dhe agresiv për të shtyrë përpara. Debutimi në Bundesligë ishte një ëndërr më vete, për më tepër kur arrita edhe të shënoja. Unë jam një njeri shumë familjar, pasi kaloj një pjesë të madhe të kohës me ta. Për mua ka ende shpresë që të marrë hapësirën në periudhën e mbetur të kampionatit”, ka thënë Muslija. /Shqiperia.ch/