Mirlind Kryeziu zgjodhi të linte Zvicrën, për t’iu bashkuar Kosovës. Gjiganti shqiptar, që njihet për fizikun e tij shtatlartë, luan për ekipin e Zyrihut.
Në këtë skuadër nuk e ka pasur vendin e titullarit, por kohët e fundit është duke marrë besimin e klubit. Madje në takimin e fundit ka shkëlqyer, duke marrë edhe një vend në formacionin më të mirë të Zvicrës. Megjithatë Kryeziu nuk ishte i vetmi lojtar shqiptar që gjendej në 11-shen ideale, pasi në të gjendej edhe lojtari i Kombëtares, Ermir Lenjani. /Shqiperia.ch/