You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E bujshme/ Shënoi dhe asist në 2 minuta, Milot Rashica kërkohet nga Bajern Mynihu

E bujshme/ Shënoi dhe asist në 2 minuta, Milot Rashica kërkohet nga Bajern Mynihu

Milot Rashica ndodhet në formë të jashtëzakonshme me ekipin e Verderit, ndërsa në vitin 2019 ka arritur të zgjoj interesin e shumë skuadrave të njohura. Mes tyre renditen edhe gjigandët e Bajernit të Mynihut.

Sipas asaj që raporton prestigjozja britanike “Daily Mirror”, bavarezët kërkojnë që në sezonin e ardhshëm të marrë shërbimet e Rashicës. Sulmuesi shqiptar ka shpërthyer në këtë vit futbollistik me 10 gola e 3 asist në Bundesligë dhe Kupë.

Në këtë dëshirë të Bajernit ka ndikuar edhe super paraqitja e këtij futbollisti në atë ndeshje direkte në Kupë. Në vetëm dy minuta, Rashica arriti t’i shënonte dhe jepte asist ndaj gjigandëve gjermanë, duke ia vështirësuar punën në atë kualifikim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top