You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Rashica dhe Werderi humbin ndeshjen jetike, “faji” edhe i Bajernit

Rashica dhe Werderi humbin ndeshjen jetike, “faji” edhe i Bajernit

Pak nga pak kanpionateve respektive po i vjen fundi dhe kështu po selektohen edhe ekipet në tabelën e renditjes, se cila do të jetë kampion dhe kush do të jetë pjesmarrëse në kupat e Europës. Tashmë po ndalemi në kampionati gjerman, aty ku ditën e sotme klubi i Milot Rashicës, Werder Bremeni, është mposhtur në transfertë përball Dusedorfit me rezultarin e thellë 4 me 1.

Me këtë humbje, ekipi Rashicës largohet gjithnjë e më shumë nga zona e Europës, pasi tashmë e shohin veten 4 pikë larg Hofenhaimit, ku këta të fundit kanë edhe një sfidë më shumë për të luajtur, në të cilën kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Kujtojmë që pak ditë më parë Werder Bremeni luajti në Kupë përballë gjigandëve të Bayernit që përfundoi 2-3. Nga krahu tjetër nuk mund të mos veçojmë faktin se se në humbjen e sotme kanë ndikuar edhe energjitë e shpenzuara nga lojtarët e Bremenit në përballjen e mesjavës, disfatë kjo që mund t’i kushtojë shumë Rashicës dhe ekipit të tij, pasi objektivi kryesor i tyre është pjesmarrja në kupat e Europës vitin e ardhshëm./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top