You are here
Home > Kombëtarja > Shpresë e madhe për Shqipërinë, brezi i artë na vjen nga Anglia si asnjëherë më parë

Shpresë e madhe për Shqipërinë, brezi i artë na vjen nga Anglia si asnjëherë më parë

Pas atij kualifikimi të Shqipërisë në Europianin e Francës, kemi pasur një rënie të ndjeshme të rezultateve. E kuptueshme disi, ndërsa edhe grupi i lojtarëve po kalon një tranzicion, që përjetohet edhe nga Kombëtaret më të mëdha, për të mos folur për ne.

Por shpresat janë realisht të mëdha për të ardhmen, pa dashur që asgjë të ekzagjerohet. Nëse shohim më vëmendje gjithë grupmoshat tona të Shqipërisë, atëherë vëmë re një dritë të madhe në fundin e tunelit. Flasim për brezin e artë që po na vjen nga Anglia, si asnjëherë më parë. Shumë futbollistë që po rezultojnë vendimtarë në grupmosha, vijnë pikërisht nga kampionati anglez, të përgatitur në vendin ku lindi futbolli.

Rasti i fundit ishte me djemtë e Dedes, që në atë fitore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 1-0, njeriu gol do të ishte Armelindo Mema, lojtari i QPR. Ndërkohë edhe për Kombëtaren A ka prurje të gatshme që vijnë nga Anglia, ku këtu duhet të veçojmë Bajramajn që mban shiritin e kapitenit te Birminghami U-21, apo edhe Brojan e Chelseat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top