You are here
Home > Kombëtarja > E ndryshoi ish-lojtari i Realit menjëherë, Bare si i jashtëzakonshëm edhe për spanjollin

E ndryshoi ish-lojtari i Realit menjëherë, Bare si i jashtëzakonshëm edhe për spanjollin

Vetëm një ndeshje i është dashur Keidi Bares me trajnerin e ri të Malagas, Viktor Sançez, që më parë ka luajtur me Realin e Madridit. Një shkëlqim i menjëhershëm nga mesfushori shqiptar, që ka rikthyer dashurinë e tifozëve, megjithëse në kohët e fundit e shihte gjithmonë stolin.

Në këtë mendim është edhe sulmuesi i Malagas, Adrian, i cili shprehet se Bare bëri një nga ndeshjet më të mira që kur i është bashkuar ekipit kundër Alkorkonit.

“Në nivelin mbrojtës, shqiptari ishte shumë i mirë dhe i vidhte topa kundërshtarit. Në aspektin sulmues gjithashtu, duke na ndihmuar gjithmonë me topat. Bare pozicionohej mirë dhe për mua bëri një nga ndeshjet më të mira që kur ka ardhur këtu”, ka thënë Adrian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top