Ylli i Manchester City, Sterling, mund t’i jap një dorë të madhe Kosovës për të arritur në Europian. Dardanët qëlluan disi me fat që në hedhjen e shortit, pasi u renditen në një grup ku kishte vetëm 5 skuadra.
Takimi mes Anglisë dhe Malit të Zi që u zhvillua në Podgoricë, nuk kaloi në mënyrën më të mirë. Tifozët e tepruan me thirrjet raciste ndaj Sterling, ndërsa ky i fundit nuk e kaloi me shumë sportivitet gjithçka ndodhi.
Tani është vetë lojtari i gjigandëve anglez që i bën thirrje UEFA-s për një dënim shembullor ndaj Malit të Zi, që t’i hiqen 9 pikë në renditjen e grupit ku gjendet edhe Kosova. Këtë propozim të pazakontë të Sterling, e mbështet edhe Federata Angleze e Futbollit që ka dalë me një deklaratë të hapur për UEFA-n.
Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë Mali i Zi dilte tërësisht jashtë loje për një kualifikim të mundshëm në Europian. Kështu Kosova do të diskutonte shanset e saj me Bullgarin dhe Çekinë, për të marrë një biletë në eliminatoret e Europianit të ardhshëm. /Shqiperia.ch/