You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “E zbulova unë, e zbulove ti”/ Debate shqiptare qesharake për Rashicën, të gjithë duan meritat

“E zbulova unë, e zbulove ti”/ Debate shqiptare qesharake për Rashicën, të gjithë duan meritat

E keni dëgjuar shpeshherë se Shqipëria nuk mund të bëhet, apo jo? Normalisht, pasi nga trevat tona vijnë disa raste për keqardhje, që nuk mund t’i gjesh askund tjetër në botë, sado shumë të kërkosh(me vite të tëra).

Një precendent i ngjashëm vjen edhe me Milot Rashicën. Yjet tanë të këtij kalibri janë të pakët, prandaj “lufta” ka nisur: “E zbulova unë Rashicën. Jo në fakt, e kam zbuluar unë”. Disa debate krejtësisht qesharake, ndërsa të gjithë kërkojnë meritat e tyre të suksesit, në një djalosh që është një rast i rrallë përjashtimi dhe ia ka dalë deri këtu falë punës së tij të madhe, e kombinuar edhe me shumë faktorë të tjerë.

Në gjithë mediat sportive kohët e fundit, përflitej se ishte Mehmet Kurda njeriu që kishte zbuluar aftësitë e lojtarit të Werder Bremenit. Madje duke dhënë edhe intervista të ndryshme, për të marrë sadopak vlerësime për nuhatjen e madhe. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i babait të lojtarit, Nexhmendin Rashicës, që ka hedhur poshtë gjithçka, për të nxjerrë huq edhe Mehmet Kurdan.

Kush e zbuloi realisht këtë futbollist? Të gjithë e kërkojnë nga një pjesë të vogël në suksesin e madh, duke parë që raste të tilla janë të rralla me futbollistët shqiptarë. Në fund? Shumë grindje mes njerëzve që e kanë parë Rashicën më nga afër në hapat fillestare dhe kanë besuar në të, por është Altin Lala njeriu që merr gjithë vlerësimin si menaxheri i lojtarit në fjalë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top