
Një arritje e madhe për lojtarët e Kombëtares vjen nga Italia. Flitet për finalen e Kupës së Italisë, atje ku më parë ishte e vështirê të gjeje një lojtari kuqezi që mund të ishte protagonist.
Këtë herë kemi dy të tillë, pas kualifikimit të sotëm të Atalantës me Fiorentinën. Gjimshiti luajti për 90 minuta në ndeshjen e sotme, ndërsa në finale do të gjej përballë Strakoshën. Sigurisht pa harruar këtu edhe lojtarët e tjerë më pak protagonist si Etrit Berisha dhe Valon Berisha. Një moment i artë për Gjimshitin, që ia ka rritur vlerat vetvetes me paraqitjet e treguara së fundmi. /Shqiperia.ch/