You are here
Home > Kombëtarja > Rastit Kabashi ia mbyll derën edhe logjika e Lalës: Mos ta bëjmë bordello Kombëtaren!

Rastit Kabashi ia mbyll derën edhe logjika e Lalës: Mos ta bëjmë bordello Kombëtaren!

“Shqipëri, mos më thirr më. Unë po pres Italinë”, ky ishte thelbi i letrës që Elvis Kabashi kohë më parë do të dërgonte në drejtim të FSHF-së. Por kur ëndrra Itali nuk u bë realitet, futbollisti kërkoi bashkimin me Kombëtaren.

Sipas lojtarit të Dinamos së Bukureshtit, e gjitha ajo histori e së shkuarës erdhi për fajin e ish-menaxherit me të cilin ka ende gjyqe të hapura. Tashmë Kabashi u shpreh se kërkon ftesën e Shqipërisë, por sa llogjikë ka që një gjë e tillë të ndodh?

Pa i hyrë thellë çështjes, mbetemi larg ftesës së Shqipërisë pasi Kabashi ka vetëm disa kohë që iu bashkua ekipit rumun dhe ishte pa skuadër. Për të vazhduar më tej, edhe nga tifozët shqiptarë nuk do të ishte i mirëpritur që t’i bashkohej Kombëtares. Por këtij rasti ia mbyll derën edhe llogjika e Altin Lalës, legjendës së Shqipërisë, që para disa kohësh do të shprehej për “Shqiperia.ch”:

“Ne shqiptarët e kemi tradhtuar gjithmonë Shqipërinë. E kemi në gen ndoshta. E di që bota është globalizuar shumë, por këto raste kanë ndodhur edhe shumë më herët. Ajo që unë do të dëshiroja, është që ata lojtarë që zgjedhin Greqinë dhe nuk kanë minuta andej, të mos na vijnë prapë këtej. Sepse ndryshe bëhet Kombëtarja si “bordello”, ka thënë Lala, ndërsa edhe rasti Kabashi është thuajse identik me futbollistët që kanë zgjedhur Greqinë kohën e fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top