
Shqipëria ka arritur të fitojë ndaj Maqedonisë së Veriut në sekondat e fundit të takimit. Djemtë e Nevil Dedes dolën me triumf falë golit të Armelindo Memës, lojtari i QPR-së, që nuk gaboi përpara portës në minutën e 90.
Ndërkohë vetëm pak ditë më parë ishte luajtur i njëjti takim, që u mbyll në shifrat 2-2. Ndeshjet u zhvilluan në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit. Por nëse në takimin e parë miqtë kishin edhe fatin me vete, këtë herë kuqezinjtë tanë nuk i kanë lënë shpresë kundërshtarit, duke kontrolluar lojën dhe duke e ndëshkuar atë në momentin kur pakkush e priste.
Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Fatmir Ceka (C), Neshat Murati, Ergis Shala, Usni Ismaili, Omar Musai, Andri Stafa, Enes Kuka, Gledjan Pusi, Lion Cahani, Aldo Gjumsi, Fabian Shahaj. /Shqiperia.ch/