You are here
Home > Kombëtarja > Si asnjëherë më parë, finalja e Kupës së Italisë mund të pushtohet nga lojtarët shqiptarë

Si asnjëherë më parë, finalja e Kupës së Italisë mund të pushtohet nga lojtarët shqiptarë

Lacio ka arritur të fitojë gjatë ditës së djeshme me rezultatin 0-1 ndaj Milanit, për të kaluar më tej në finalen e Kupës së Itali. Ekipi i Strakoshës, Berishës dhe Durmishit nuk ka gabuar ndaj kuqezinjve, duke marrë një kualifikim mëse të merituar.

Ndërsa në ditën e sotme luhet edhe takimi mes Atalantës dhe Fiorentinës. Nëse vendasit do të arrijnë të fitojnë, ashtu siç edhe pritet të ndodhë, atëherë ekipi i Gjimshitit dhe Berishës do të përballet me lacialët.

Ky do të ishte një rekord më vete, pasi do të kishim si asnjëherë më parë në finale e Italisë, dy ekipe të cilat kanë kaq shumë lojtarë shqiptarë në përbërjen e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top