You are here
Home > Futboll Bota > Mesfushori serb në lot, një arsye më shumë për ta quajtur “tradhëtarin” e Milanit

Mesfushori serb në lot, një arsye më shumë për ta quajtur “tradhëtarin” e Milanit

Lacio është duke luajtur me Milanin, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Në mënyrën më të keqe të mundshme është ndarë mesfushori serb, Milinkoviç Saviç. I rikthyer si lojtari më i urryer i tifozëve të Lacios, të cilëve u janë shfaqur makthet e së shkuarës. Lojtari serb u quajt si tradhëtar dhe që luan për interesat e Milanit, në përballjen e fundit të kampionatit ndaj Kievos.

Një karton i kuq i marrë në mënyrë fëmijnore, që e bëri Lacion të dilte me humbje në një ndeshje ku ishte e detyruar të fitonte. Menjëherë tifozêt i janë vërsulur, duke e quajtur si tradhëtar, pasi në atë mënyrë ndihmoi kuqezinjtê të mbanin pozicionin e Champions League. Milinkoviç Saviç u përgatit për të shuar të gjitha këto kritika në Kupë, aty ku dy skuadrat po përballen së bashku.

Por pa nisur mirë loja, mesfushori serb ka dalë nga fusha pas një tërheqje. Një shpërthim nê lot ka pasur menjëherë lojtari, që e kupton mê sê miri gjendjen e rënduar dhe humbjen e besimit të tifozëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top