
Nëse doni vendin më të mirë ku humori i protagonistëve kryesorë të futbollit, të jetë i lidhur ngushtësisht me këtë sport kaq të ndjekur, atëherë shkoni në Rumani. Në këtë vend ka aq shumë personazhe karizmatikë, që gjithmonë tërheqin vëmendjen me deklaratat e tyre.
Këtu përfshihet edhe ish-trajneri i Dinamos së Bukureshtit, Cornel Dinu. Së fundmi, ai ka adresuar disa fjalë tallëse në drejtim të trajnerit aktual të Dinamos, Mircea Rednic.
Madje edhe vetë tekniku i ekipit ku luan Naser Aliji, shquhet për deklaratat thumbuese, por në këtë rast duhet të hap krahun. “Dikush le t’ia thojë Rednic, që ne luajmë në shtëpinë tonë dhe qeni im Merlin ka shkuar për të parë”, ka thënë Dinu pas fitores së Dinamos së Bukureshtit ndaj Botosanit me rezulatin 1-0. /Shqiperia.ch/