
Kapiteni i Moldavisë, Alexandru Epureanu, pritet të jetë mungojë në ndeshjen e datës 11 qershor, atje ku do të luhet përballë Shqipërisë. Për kuqezinjtë tanë kjo do të jetë ndeshja e dytë që zhvillohet në atë muaj, pasi më parë do të luajnë në transfertën e Islandës.
Epureanu është lojtari më i mirë i Moldavisë, pasi luan me ekipin e Bashakshehirit në Turqi. Në kushte të tilla, Shqipëria e ka të sigurt fitoren thuajse pa hyrë në fushë. Ndërkohë që lojtari i skuadrës turke po bën gjithçka për t’u kthyer në fushë, madje duke shkuar edhe në një klinikë të mirë që gjendet në Barcelonë.
“Çdo gjë do të varet nga mënyra se si trupi do të reagojë pas këtij muaji me antibiotikë. Nëse është e mjaftueshme, këto baktere do të shkatërrohen tërësisht …”, tha Epureanu. /Shqiperia.ch/