Shqipëria U-18 barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Maqedonisë së Veriut në miqësoren e djeshme. I njëjti takim do të përsëritet sërish të premten, atje ku futbollistët e Nevil Dedes do të kërkojnë të dalin me fitore.
I pranishëm në konferencën për shtyp, ka qënë edhe portieri i kuqezinjve, Fatmir Çeka. Ky i fundit u shpreh se e ndjen së tepërmi fanellën e Shqipërisë. “Të veshësh fanellën e kombëtares është një emocion i papërshkrueshëm dhe emocioni më i bukur në botë. Mendoj që të gjithë ata që e veshin këtë fanelë duhet të ndihen shumë krenar, pasi nuk prezanton veten por një komb të tërë. Duke u stërvitur sa më shumë ia arrin me punë të arrish objektivat. E rëndësishme është të fitojmë dhe të bëjmë më të mirën edhe në miqësoren e dytë nesër ndaj Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Çeka. /Shqiperia.ch/