You are here
Home > Futboll Bota > U përfol se ishte droguar, lojtari italian: Me gjithë respektin, mjaft më me Hysajn në të majtë

U përfol se ishte droguar, lojtari italian: Me gjithë respektin, mjaft më me Hysajn në të majtë

Largimi i Elseid Hysajt nga Napoli duket më shumë sesa një çështje e mbyllur. Futbollist shkodran e ka humbur gjithë besimin e tifozëve, ndërsa nuk e shpërblyer në mënyrën më të mirë edhe shansin që iu dha në janar.

Në merkaton e dimrit ishin po aq të sigurt për largimin e këtij lojtari, por futbollisti i Shqipërisë qëndroi deri në fund, për të mos nxituar me hapin e tij. Te Napoli janë zhgënjyer të gjithë me futbollistin kuqezi, që nuk ka qënë në nivelin e duhur në ndeshjet delikate.

Së fundmi kundër Hysajt, ka dalë edhe lojtari italian, Fabia Santacrose. Aktualisht si futbollist i Cuneos, por ka luajtur edhe me Napolin. Për këtë rënie në karrierën e tij, kanë ndikuar edhe fjalët e përhapura, se ky futbollist ishte një konsumues i rregullt i drogës dhe alkolit.

“Me gjithë respektin, por mjaft më me Hysajn në të majtë”, ka shkruar Santacrose në “Instagram”, pasi ka ndjekur ndeshjen me Napolin dhe Atalantan. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top