
Atalanta arriti të merrte një fitore jetike gjatë ditës së djeshme, teksa mundi në transfertë Napolin në shifrat 1-2. Të mundësh ekipin e Ançelotit në shtëpi është një sfidë e pamundur, por djemtë e Gasperinit ia arritën qëllimit.
Pavarësisht se u gjendën në disavantazh fillimisht, me Mertenz që dërgoi topin në rrjetë pas pasimit që i erdhi nga krahu i djathtë. Po i njëjti lojtar kishte mundësinë më të mirë për të “vrarë” takimin, por Gjimshiti ka treguar gjithë aftësitë e tij.
Belgu arriti të kalonte disa kundërshtarë dhe teksa gjendej përpara portierit, e ka goditur topin, por atje ka parë edhe rrëshkitjen e papritur të mbrojtësit shqiptar. I guximshëm dhe një lëvizje që ka ndoshta edhe vlerën e një goli. Në të gjitha mediat italiane Gjimshiti u cilësua si një nga më të mirët e takimit, duke veçuar pikërisht këtë ndërhyrje që mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, e ndodhur në minutën e 34 të takimit. /Shqiperia.ch/