
Ditën e sotme janë luajtur sfidat e rradhës në kampionatet e ndryshme respektive, ku ndër to këtë herë do të ndalemi në Kroaci. Pikërisht në këtë ligë luajnë edhe shunë lojtarë shqiptar dhe në mes tyre është edhe legjionari i Kombëares Ardian Ismajli. Ky i fundit është pjesë e skuadrës së Hajdukut të Splitit, ku ne këtë ekip është shndërruar në siguri më vete në prapavijën e klubit kroat.
Pak çaste më parë Hajduku i Splitit ka marrë një fitore tepër të vlefshme përballë sluadrës së Rjekës me rezultatin e thellë 4 me 0. Një triumf ky sa i rendësishëm aq edhe historik, pasi ekipi i Ismajlit kishte plot 8 vite që nuk fitonte përballë Rjekës në shtëpi. Mesa duket, sot ka mundur që të prishë tabunë negative, duke fituar edhe me një rezultat të bindshëm. Me këtë fitore, Hakduku i Splitit e sheh veten në vendin e tretë të tabelës së renditjes, pozicion ky që të dërgon në kupat e Europës dhe duke iu afruar edhe më shumë skuadrës së Rijekës që mban vendin e dytë. Përsa i përket çështjes së titullit kampion në kampionatin kroat, është ezauruar pasi ekipi i Dinamos së Zagrebit të Amir Rrahmanit e sheh veten plot 23 pikë larg nga ndjekësit.
Nga krahu tjetër, mbrojtësi kuqezi Ismajli, këtë sfidë luajti gjatë 90 minutave si titullarë duke treguar edhe një herë aftësitë e tij mbrojtëse dhe rëndësinë që ka lojtari në prapavijën e ekipit të tij. Kujtojmë që prej vitit 2016, Ardiani i është bashkuar skuadrës së parë të Hajdukut dhe javë pas jave po kthehet në një mbrojtës tepër të rëndësishë për skuadrën kroate./Shqiperia.ch/