
Wilfred Zaha është një prej lojtarëve që këtë sezon po kalon një formë të mirë në kampionatin anglez të “Premier League”. Ndonëse është pjesë e skuadrës së Crystal Palace, sulmuesi ka mundur të shënojë 8 gola dhe dhurojë po aq asiste.
Ditët e fundit Zaha është shprehur se gjatë kohës që ai ishte pjesë e klubit të Manchester United, këta të fundit donin t’i shkatërronin karrierën futbollistit nga Bregu i Fildishtë.Për këtë gjë, sulmuesi fajson ish trajnerin e tij, Moyes, pasi mendonte se po shkonte me vajzën e tij dhe për këtë gjë, e la jashtë Zahan nga grumbullimi për “Champions League”.
Lojtari gjithshtu thekson faktin se ky mendim i tij, u vërtetua atëherë kur Moyes thirri Januzaj, teksa ku i fundit asnjëherë nuk kishte luajtur me ekipin e parë të Manchester United. Faktikisht sulmuesin shqiptar gjithmonë e ka ndjekur ky fat, pasi nuk duket asnjëherë në fushën e lojës, po merr pjesë në kompeticionet më madhështore në botë.
Manchester United u përpoq të më shkatërroj, për faj të David Moyes. Ai më përçmonte dhe unë isha viktimë e disa thashethemeve, se gjoja po flija me vajzën e tij. Kur nuk e pashë emrin në listën e “Championsit” dhe atje gjendej Adnan Januzaj, atëherë e kuptova se çështja ishte serioze”, ka thënë Zaha. /Shqiperia.ch/