
Arena dhe sporti i forcës, nëse nuk është ideuar enkas për shqiptarët, me patjetër që i ka pasur parasysh edhe sportistët tanë, që vetëm shkëlqejnë aty. Tani është momenti që “luftëtari shqiptar”, Dritan Barjamaj, të rikthehet sërish dhe këtë herë për t’u ndeshur me “makinerinë” e Bosnjes së Hercegonivës, Dzevad Poturak.
Kundërshtari i Barjamaj është padyshim shumë i fortë, pasi ka qënë disa herë si kampion Europë dhe bote. Por vetëm fjalë frikë që nuk ekziston në fjalorin e sportistit tonë, që gjithmonë kërkon të ndeshet me më të mirët në qarkullim. Barjamaj është njëkohësisht edhe nga të parët shqiptarë që e ka nisur MMA-në, së bashku me Ilir Latifin.
Përballja do të realizohet për “KOK”, që nënkupton përleshjet “King of Kings”. Kjo është organizata e dytë botërore për këtë lloj sporti, ndërsa ndeshja do të luhet në 27 prill në “Arena Zlatorg”. /Shqiperia.ch/