You are here
Home > Kombëtarja > E tretë rradhazi për mbrojtësin Ndrecka, talenti shqiptar përballë Strakoshës

E tretë rradhazi për mbrojtësin Ndrecka, talenti shqiptar përballë Strakoshës

Anxhelo Ndrecka e ka fituar besimin e plotë të trajnerit të Kievos, ekipi që renditet në vendin e fundit në Serinë A, Thuajse asnjë shpresë për këtë skuadër që të mbijetoj në elitën e futbollit italian, prandaj edhe tekniku italian po i jep më shumë mundësi talenteve të reja.

Mbrojtësi shqiptar që është në moshën 17-vjeçare, është ftuar edhe në takimin e sotëm ndaj Lacios në transfertë. Kjo është ftesa e tretë rradhazi për lojtarin kuqezi, pasi ka qënë në stol edhe ndaj Bolonjës dhe Napolit. Sipas gjasave, një debutim i tij mund të vijë pikërisht në ditën e sotme, atje ku Kievo do të përballet ndaj Lacios. Gjithsesi mbetet të shihet nëse do të aktivizohet në pjesën e dytë, pasi edhe këtë përballje e nis nga stoli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top