You are here
Home > Futboll Bota > Fenerbaçe merr sulmuesin shqiptar? Klubi turk me reagim zyrtar: E mësuam vetëm nga mediat!

Fenerbaçe merr sulmuesin shqiptar? Klubi turk me reagim zyrtar: E mësuam vetëm nga mediat!

Një nga sulmuesit shqiptar më produktiv në këtë sezon, është futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi. Me ekipin e Rizesporit në Turqi, ky lojtar është duke e gjetur shumë lehtë rrugën e rrjetës. Për këtë fakt, shumë ekipe të njohura kanë shprehur interesin e tyre.

Madje në mediat sportive në kohët e fundit, jo vetëm ato shqiptare, është përfolur se Fenerbaçe është shumë pranë marrjes së Muriq. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar vetë klubi turk, nëpërmjet drejtorit sportiv, Yilmaz Bal:

“Është normale që për lojtarët tanë të ketë skautë. Por sa i përket Muriq, e kemi lexuar vetëm nga mediat. Këtu nuk ka asgjë zyrtare sa i përket një ofertë të mundshme nga ana e Fenerbaçes”, u shpreh Yilmaz Bal, duke shuar çdo dyshim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top