You are here
Home > Futboll Bota > Tifozët e Strakoshës e teprojnë, varin fanellën e Milanit dhe e gjuajnë me banane

Tifozët e Strakoshës e teprojnë, varin fanellën e Milanit dhe e gjuajnë me banane

Sfida e javës që shkoi në kampionatin italian mes Milanit dhe Lacios, krijoi shumë polemika që u komentuan për shunë ditë me rradhë. Një ndër to ishte edhe veprimi i francezit të kuqezinjve, Bakajoko, teksa në fundin e ndeshjes i tregoi tifozerisë së tij fanellën e Acerbit. Për këtë veprim disiplina e kampionatit italian ka dënuar Kessin dhe Bakajokon me gjobë prej 10 mijë eurosh për sjellje jo sportive pas përfundinit të ndeshjes.

Por duket se kjo gjë nuk e ka zbutur situatën, pasi nuk mund të mos reagonin edhe tifozët lacial, që shquhen për sjellje e tyre tepër ekstreme. Këtë gjë e treguan edhe në përballjen e mesjavës, ku gjatë ndeshjes ultrasit e kaltër kishin kryqëzuar fanellën e Milanit duke bërë edhe një hakmarrje. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata kanë thirur edhe kore raciste kundrejt lojtarit të Milanit, Bakajoko, duke gjuajtur me banane.

Kështu tifozët e Strakoshës mund të marrin edhe një vendim drastik pasi mendohet që Federata Italiane nuk mund t’i falë dhe do të jap një dënim shembullor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top