
E kush mund ta imagjinonte që në këtë moment të sezonit, mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, të gjendej në formacionin e mundshëm kundër ekipit të Chelseat? Atalanta nuk ndodhet në asnjë kompeticion tjetër përveçse asaj që luhet në Itali, por prestigjozja britanike “The Sun” ka bërë një gabim të madh.
Teksa përgatiteshin skemat dhe formacionet e mundshme për ndeshjen Chelsea- Slavia Prague, e vlefshme për “Europa League”, Gjimshiti përfundoi në formacionin e miqëve. Emri i tij ishte ngatërruar me mbrojtësin tjetër të Slavia Pragës, Vladimir Kufal. Sigurisht, asnjë lidhje nuk kanë emrat mes njëri-tjetrit, por fundja gabimet janë njerëzore. /Shqiperia.ch/