Eduardo Reja u prezantua para dy ditësh si trajneri i Shqipërisë, që do të dërgoj deri në fund misionin për një kualifikim të mundshëm të kuqezinjve në Europian. Por ajo se çfarë bëri përshtypje në fjalimin e parë të teknikut italian në tokën shqiptare, ishte gjuha e përdorur.
Në mënyrë të frikshme, jemi vetë ne shqiptarët që heqim dorë nga gjuha jonë e bukur dhe e vjetër, vetëm për t’u dukur mirë përpara të huajve. Konferenca ashtu siç ndodhi gjithmonë, ishte me një përkëthyes të Federatës, që pas fjalëve të Reja, i përkëthente ato në gjuhën shqipe, ndërsa të njëjtën procedurë e ndiqte edhe me pyetjet e gazetarëve.
Por pa kaluar shumë minuta, gazetarët shqiptarë nuk e preferuan më përkëthyesin, duke i bërë Rejas pyetje të drejtëpërdrejta në gjuhën italiane, e duke mos u kuptuar asgjë në sallë për një shqiptar të thjeshtë. Sigurisht, ndikimi i “Call Centerit” në gjithë këto vite kanë bërë punën e vetë në Shqipëri, por kjo nuk është një arsye e mjaftueshme që të braktisim gjuhën mëmë, madje duke jetuar në vendin tonë. /Shqiperia.ch/