Reja është prezantuar gjatë ditës së djeshme në krye të kombëtares shqiptare. Tekniku italian do të dërgoj deri në fund misionin e pambyllur të Panuçit, që u shkarkuar pas humbjes së Turqisë.
Por nga eksperienca e madhe që ka 73-vjeçari Reja, e di se punët e mira nisin gjithmonë nga detajet më të vogla. Fillimisht në konferencën e djeshme është ngritur flamuri i bardhë me mediat, madje tekniku ka bërë edhe shumë foto me të pranishmit, gjë kjo e cila nuk shihej më parë.
Për të vazhduar më tej, një nga vendimet e fundit të Rejas, është edhe prania e legjendave të Kombëtares. Sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, është thirrur Hamdi Salihi për të qënë në stafin teknik të kuqezinjve. Shkodrani që sapo vari këpucët në gozhdë, nderohet në këtë mënyrë për gjithë kontributin që ka dhënë për fanellën e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/