
Jemi në epokën e internetit dhe tashmë duhet të pranojmë varësinë prej saj. Edhe bota e futbollit nuk mund të rezistonte pa u prekur, ndërsa klubet më të njohura në Europë, shpërndarjnë disa reagime virtualisht që ndonjëherë i tejkalojnë kufijtë.
Tashmë do të prekim rastin e Manchester United, megjithëse këtë herë skena është e gjitha komike dhe për t’u mos humbur. Besojmë se e mbani mend rastin “Drake”? Këngëtari i famshëmë është kthyer në një “mace të zezë”, pasi lojtari i çdo ekipi të njohur që bën foto me të, është i destinuar të humbas.
Madje situata arriti deri aty, aqsa Roma të ndalojë futbollistët që të bëjnë foto me këngëtarin deri në fundin e sezonit. Por ndërkohë ajo që është humbur, është reagimi i faqes zyrtare të Manchester United pak para ndeshjes së dytë çerekfinale me Barcelonën.
Duke parë se asnjë prej futbollistëve katalanas as nuk e kishte ndërmend të bënte foto me “Drake”, vetë klubi anglez postoi këngëtarin i veshur me fanellën e Barcelonës, për të vazhduar traditën. Megjithatë as kjo taktikë nuk funksionoi, pasi Junajtid do të humbiste me rezultatin 3-0 në transfertë.
/Shqiperia.ch/
— Manchester United (@ManUtd_Es) April 16, 2019