Shumë herë “Shqiperia.ch” i ka kushtuar artikuj mbrojtësit të Kombëtares, Ardian Ismajli, por sigurisht që një lojtar i këtij kalibri meriton edhe më shumë. Aktualisht është pjesë e palëvizshme e Hajdukut të Splitit, por në merkaton e verës mund të vijë edhe një transferim i bujshëm nga ky lojtar.
Ndërkohë në Kroaci ndalen pak më gjatë, për të parë rezultatet e Hajdukut, atje ku dalin në një konstatim të vetëm: “Mbrojtja është sulmi më i mirë”. Në këtë mënyrë ekipi kroat ka arritur të marrë shumë pikë gjatë vitit 2019, pasi e ka mbajtur portën të pastër në 7 nga 11 ndeshjet e fundit. Sigurisht, të gjitha duartrokitjet këtu shkojnë për Ismajlin.
Në këtë mënyrë e vlerëson edhe “Slobodnadalmacija”: “Në 11 ndeshjet e fundit, 7 herë është mbajtur porta e pastër. Nuk duhet të harrohet se heroi është Ardian Ismajli. I duhej të shkonte edhe në kirurgji, por erdhi shpejt. Është një lojtar që ju e blini me shikim të parë. Në fillim të sezonit u projektua si larg 11-shes titullare, por tani duart në kokë kur ai nuk mund të luajë”, shkruhet në artikull. /Shqiperia.ch/