Një leksion i madh qytetarie ka ardhur nga Gjakova, atje ku është luajtur edhe gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Trepçës. Për vendasit ky takim duhet të harrohet sa më shpejt, pasi është në të mirën e tyre.
Rezultatin përfundoi me shifrat 0-4 në favor të miqëve, ndërsa e gjitha ajo çfarë duhet të theksohet, është reagimi i tifozëve nga Gjakova. Në momentin e golit të katërt që përmbylli gjithçka nga Trepça, tifozët e shumtë të pranishëm nga ana e Vëllaznimit, janë ngritur në këmbë për të duartrokitur kundërshtarin. Një skenë të ngjashme e kemi parë shumë herë në stadiumet europiane, e sidomos nga Juventusi në Itali. /Shqiperia.ch/
Kopertinë e përkryer. 👏
Tifozët gjakovarë ngriten në këmbë dhe duartrokasin aksionet e Trepçës ‘89 që kulmuan me golin e 4-të të shënuar. Një gjest shembullor. Ju lumtë qytetarëve!👏👏👏
Hasan Hyseni e bëri për kokëdhimbje një mbrojtje të tërë. Lojtar i ndeshjes!👏 💚 #VËLLT89 pic.twitter.com/SDQOpOYJpy
— Shpendi (@ShpendThaci96) April 17, 2019