You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zviceranët e thonë hapur: Çfarë do të bënim ne pa shqiptarët? Vështirë të imagjinohet

Zviceranët e thonë hapur: Çfarë do të bënim ne pa shqiptarët? Vështirë të imagjinohet

Mediat zvicerane i janë rikthyer me një artikull të përshkruajnë karrierën e ish-futbollistit shqiptar, Milaim Rama. Këtu flasim për një personalitet të njohur sa i përket botës së sportit, që te helvetët kujtohet vazhdimisht, pavarësisht kalimit të viteve.

Një nga cilësitë e Ramës, ishte padyshim shpejtësia e tij e madhe që asokohe bënte diferencën, megjithëse nuk ka luajtur edhe shumë takime me Zvicrën. Por mënyra sesi media “Watson” e shtron artikullin, përbën edhe lajmin kryesor.

“Çfarë do të bënte Zvicra pa lojtarët me origjinë shqiptare? E vështirë të imagjinohet”, shkruhet në median zvicerane, referuar të gjithë futbollistëve tanë që kanë lënë Shqipërinë, për t’iu bashkuar helvetëve, ku normalisht që spikasin Shaqiri dhe Xhaka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top