
Një nga derbit më të zjarrtë në Europë dhe Ballkan, është padyshim takimi mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës. Ashtu siç edhe pritej, edhe ndeshja e djeshme nuk ka kaluar pa tensione, ndërsa ka përfunduar në barazimin pa gola.
Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur këngë kundër shqiptarëve nga ana e tifozëve maqedonas, që e kanë tejkaluar limitin e tyre. E kuptueshme kjo, pasi Vardari i ka larë duart me titullin, ndërsa Shkëndija e Tetovës do të shpallet edhe këtë herë si kampion në Maqedoni.
Kulmi i këtij derbi ka arritur në minutën e 88, kur tifozët e Vardarit e kanë goditur futbollin e Shkëndijës, Mevlan Muratin me sende të forta nga pas shpine. Tashmë pritet që Federata Maqedonase e Futbollit të marrë masat e saj mbi këtë ndodhi të shëmtuar, që ka ardhur nga dëshpërimi i maqedonasve, që shohin se edhe në këtë vit titullin do të shkojë për ekipin shqiptar të Tetovës, Shkëndijën. /Shqiperia.ch/