
Futbollistët shqiptarë janë shtuar shumë gjatë kohëve të fundit në Seria A, ndërsa një tjetër vjen nga Parna. Për herë të parë në takimin ndaj Sasuolos u thirr talenti 17-vjeçar, Redi Kasa.
Lojtari shqiptar nuk u aktivizua në atë barazim pa gola, por është një afrim i bujshëm edhe për Shqipërinë. Kjo pasi lojtarët tanë janë shtuar në numër të shumtë në elitën e futbollit italian. I fundit ishte Anxhelo Ndrecka, me lojtarin e Kievos që ndodhet edhe sot i pranishëm në ndeshjen ndaj Napolit. /Shqiperia.ch/