
Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një shtyrje të afatit sa i përket stadiumit të ri që është duke u ndërtuar në Tiranë. Madje mediat sportive aluduan se kuqezinjtë do luanin në kryeqytet vetëm në muajin shtator.
Por të njëjtin mendim nuk e ndan presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë parë më nga afër punimet në stadiumin e ri kombëtar. Në këtë vizitë është vendosur theksi nga ana e Dukës se gjithçka duhet të jetë gati për në qershor. Sipas asaj që raportohet, pritet që në këtë arenë të ketë 22.000 ulëse për spektatorët.
“Ne i kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktuorëve, përmbushjen e afatit për përfundimin e punimeve në muajin qershor të këtij viti, gjë që e theksuam edhe në takimin e sotëm”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/