Lacio ka marrë një goditje të madhe në mbrëmjen e sotme, pasi thuajse i ka larë duart me ëndrrën Champions. Ekipi i Inzagit nuk e arrin objektivin as në këtë sezon, ndërsa pas asaj humbje me rezultatin 1-0 ndaj Milanit, i duhet të kërkojë vetëm “Europa League”.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Kesie, që nga pika e bardhë e penalltisë, nuk ka gabuar përballë Strakoshës. Faktikisht, shqiptari nuk e ka një pikë të fortë pritjen e tyre, pasi në gjithë karrierën e tij profesioniste ia ka dalë vetëm 4 herë që të shpëtojë portën e tij.
Gjithsesi, edhe Strakosha e gjeti momentin për të lënë gjurmë në këtë mbrëmje. Në minutën e fundit, Suso dhuroi një goditje fantastike që po shkonte në cepin e portës, por fluturimi fantastik i gardianit të Kombëtares e mbajti Lacion edhe me 6 minuta të tjera shprese, megjithëse lacialët nuk arritën të përfitonin ndaj kundërshtarit. /Shqiperia.ch/
Oh what a shot by Suso, Strakosha proves equal to it with a ridiculous full-extension save pic.twitter.com/9Hc9yEIsMu
— Para (@Paracelsus) April 13, 2019