You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Merr fund edhe historia Guidara: Shqipëria nuk na bind, presim Argjentinën

E bujshme/ Merr fund edhe historia Guidara: Shqipëria nuk na bind, presim Argjentinën

Tomas Guidara ishte një nga telenovelat e hapura nga ana e Kristian Panuçit, gjatë kohës kur drejtonte Shqipërinë. Sigurisht që shumë kishte për t’u diskutuar në rastin e mbrojtësit të Belgranos, që nuk dinte thuajse asgjë rreth vendin tonë, por i mbërriti ftesa për shkak të prejardhjes së gjyshërve të tij.

Gjithsesi ky rast duhet të harrohet sa më shpejt, pasi gjasat që të ndodhin janë të pakëta, aqsa nuk mund të llogariten. Vetë menaxheri i Guidarës ka sqaruar gjithë situatën së fundmi, duke treguar se lojtarin nuk e bind Shqipëria, por është duke pritur ftesën e Argjentinës. “Është e vërtetë që jemi në kontakt me Shqipërinë. Por si propozim ne nuk na bind dhe presim që në të ardhmen të vij nga Argjentina”, ka thënë Horacio Rossi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top