Lokomotiva e Zagrebit do të ndeshet ndaj Hajdukut të Splitit, në përballjen që do të zhvillohet gjatë ditës së dielë në orën 19:00. Një derbi shqiptarë është kjo ndeshje, por Ardian Ismajli do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë.
E kush më shumë sesa trajneri i Hajdukut të Splitit, Orescanin, mund ta ndiej mungesën mbrojtësit shqiptar? Sigurisht që edhe tifozët, por vetë tekniku e di më së miri sesi funksionon mbrojtja kur në të gjendet Ardiani. “Kur flitet për Ismajlin, mund të them se është një histori e mirë sepse ka kaluar shumë kohë për të qënë këtu. E nisi me ekipin B kur i duhej për t’u rritur, tashmë e meriton që të jetë te më të mirët. Mund të bëj vërtet një karrierë shumë të mirë”.
Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje, një gazetar kroat e ka pyetur Hajdukun e Splitit se kë do të zgjidhte që të merrte te lojtarët kundërshtarë mes Grbiç, Ivanusec dhe Radonjic, futbollistë këta që janë kërkuar edhe më parë nga Hajduku, apo në rastin e Grbiç që tashmë do të luajë kundër ish-skuadrës.
Përgjigja e trajnerit Orescanin? “Nuk dua të flas shumë rreth kësaj teme, pasi kemi edhe ne disa vuajtje në heshtje. Jo gjithmonë kemi vepruar në mënyrën e duhur. Nga lojtarët e tjerë kundërshtarë? Vetëm Myrto Uzunin”, shprehet trajneri i Hajdukut. /Shqiperia.ch/