You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Jo vetëm Memushaj, edhe Sahiti dhuron spektakël më vete në Bullgari

VIDEO/ Jo vetëm Memushaj, edhe Sahiti dhuron spektakël më vete në Bullgari

Goli më i bukur për ditën e sotme sa i përket legjionarëve shqiptarë, erdhi padyshim nga Ledian Memushaj. Një tjetër predhë e mesfushorit vlonjat që përfundoi në rrjetë, duke marrë gjithë duartrokitjet te Peskara.

Por edhe Suad Sahiti ka dhuruar spektakël, në takimin mes Sofias dhe Lokomotivës së Plovdivit, që u zhvillua në Bullgari. Rezultati përfundoi në shifrat 1-0, me firmën e vetme te Sahitit. Një gjuajtje e bukur nga distanca, që i shtangu lojtarët kundërshtarë. Ish-lojtari i Hajvalisë duket se po kap një formë të mirë në kampionatin bullgar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top