You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zgjedhja e përfaqësueses, Meriton Korenica është i qartë: Jam në pritje të trajnerit!

Zgjedhja e përfaqësueses, Meriton Korenica është i qartë: Jam në pritje të trajnerit!

Meriton Korenica është quajtur ndryshe edhe “Milot Rashica”, pasi është duke shkëlqyer te Prishtina. Pritshmëritë për këtë futbollist janë të mëdha, por sigurisht që duhet të bëj hapin e madh në Europë sa më shpejt të jetë e mundur, teksa është në moshën 22-vjeçare.

Kur flitet për zgjedhjen e përfaqësueses, Meriton Korenica është i qartë. Ky futbollist ka zgjedhur t’i bashkohet Kosovës, ndërsa ngelet në pritje vetëm të trajnerit Shaland, sa i përket ftesës që e bashkon menjëherë me dardanët.

“Normalisht se çdo lojtar e ka ëndërr ta përfaqësojë shtetin e tij. Unë i kam kaluar grupmoshat e Kosovës U-19 dhe U-21 të Kosovës dhe jam gati për Përfaqësuesen A. E imja është të vazhdoj me formë të mirë. Sa i përket ftesës, vendos trajneri”, ka thënë për “Zërin” Meriton Korenica. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top