
Skuadra e Romës njihet për shumë tifozë që janë tepër të apasionuar pas skuadrës së tyre në Itali, si një skuadër që i përket kryeqytetit. Kështu pak kohë më parë ekipi i Romës postoi në rrjetin social “Twitter”, një video dedikuar sulmuesit të saj turk, Xhengiz Under, duke publikuar disa gola të tij dhe njëkohësisht duke njoftuar se lojtari i tyre do të rikthehet shumë shpejt pas një dëmtimi që pati marrë.
Në këtë postim nuk kishin si të mungonin edhe komentet e shumta nga sportëdashësit e kësaj skuadre, ku më i spikaturi ishte komenti i një tifozi të quajtur Marku, që ka thënë: “Atë gol e bëjë edhe unë”. Kjo gjë iu referua finalizimit që bëri lojtari turk në përballjen kundër Parmës, i cili realizoi një gol disi të thjeshtë kur shikohet me syrin e lirë.
Por mesa duket ky koment është bërë shkak i një historie disi komike, ku nuk ka mbaruar me aq. Sponsori zyrtar i skuadrës së Romës, Hyundai, arriti ti siguronte hyrjen për në stadjum Markos, për të vërtetua fjalën e tij. Por në të treja rastet kur Marko u gjend në të njëjtën pozicion si Xhengiz Under, nuk arriti ta dërgonte topin asnjëherë në rrjetë. /Shqiperia.ch/
Imagine saying, ‘Even I could have scored that goal’ and getting brought to the Olimpico to prove it!
But that’s exactly what happened to Marco, thanks to @HyundaiEurope! 🙈
#ForTheFans
pic.twitter.com/nCEEqpI6nO— AS Roma English (@ASRomaEN) April 11, 2019